Aplikoni

Të nderuar miq,

Mundësia për të ndarë me ju mendimin dhe qëndrimet më ka orientuar shpesh të jem e drejtë në perfaqesim. Jam përpjekur të përthith nga çdo komunikim mes nesh dhe ta përcjell në publik duke njohur dhe përgjegjësinë e madhe që përcjell besimi juaj.

Sigurisht një pjesë e madhe mesazheve ka të bëjë me problematika dhe shqetësime konkrete të cilat qëndrojnë mes nesh!

Një pjesë e madhe juaja më drejtohen për të rikomunikuar sërish si nëpërmjet fjalës “Ankuesit nuk jane fituesit”, me një tjetër bashkëbisedim apo shkëmbim përvoje të ngjashëm me të!

Për shkak të një numri mjaft të madh shkruesish të cilët më kërkojnë të realizojmë një bashkëbisedim të dytë të tillë, e shoh thuajse si një detyrim të shkëmbejmë së afërmi mendime e përvoja karriere në bashkëbisedimin që ka në qendër një moto: MOS PRIT!

Sot ështē evidente që vështirësia për t’ia dalë në Shqipëri është rraskapitëse. Suksesi dhe arritja janë qëllime të përhershme kudo, siç edhe kërkojnë përheshëm energji dhe përpekje që lidhen me teknika të përshtatjes dhe qartësimit ndaj pengesave.

Nuk ështē konstatim i thjeshtë politik që vështirësia e madhe e Shqipërisë sot shprehet në vuajtjen personale të shumëkujt që është i aftë dhe sakrificat i shkojnë dëm. Shpesh përpjekjet nuk japin rezultat përkundrejt padrejtësive e po aq shpesh indiferenca e të aftëve ndaj gendjes traumatike të shoqërisë shembet vetëm kur gjendja i prek dhe ata vetë.

Pavarësisht të gjitha vështirësive, askush nuk mund të presë që duke i lënë gjërat të rrjedhin në inercinë e vet dikush të të falë suksesin apo arritjen.

Do të zhvilloj disa takime ndërverpruese që synojnë të jenë shtysë e vlefshme për arritjen tuaj! Do të ndajmë teknika aftësish të cilat tashmë janë çelës suksesi në perëndim, duke ndihmuar një ristart në karrierën e seicilit pjesëmarrës në sallë.

Email: info@gridaduma.com